Liverpooli nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola me Southamptonin në kuadër të xhiros së 36-të në Premier Ligë.
James Milner është fytyra famëkeqe e këtij barazimi, pasi anglezi humbi penaltinë në minutën e 66-të.
Me këtë barazim, Liverpooli mbetet i treti por zbeh gjasat për kualifikim për Ligën e Kampionëve. Ekipi i Jurgen Kloppit ka 70 pikë në tabelë, një më shumë se Manchester City që ka një takim më pak të zhvilluar. Unitedi është i pesti në tabelë me pesë pikë më pak se Liverpooli, por me dy ndeshje më pak të zhvilluara. Tri ndeshje më pak të zhvilluara i ka Arsenali, që ka 10 pikë më pak se Liverpooli.