BallinaLajmeListë e gjatë e të ftuarve nga Specialja, prej ushtarëve të thjeshtë...

Listë e gjatë e të ftuarve nga Specialja, prej ushtarëve të thjeshtë e deri në majën e hierarkisë së UÇK’ës

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Së paku tridhjetë persona janë ftuar deri më tash nga Gjykata Speciale për intervistim në Hagë.

Të ftuarit, prej ushtarëve të thjeshtë e deri në majën e hierarkisë së ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në cilësi të ndryshme kanë udhëtuar e do të udhëtojnë drejt qytetit holandez për t’u përgjigjur në pyetjet e prokurorëve rreth dyshimeve për krime në kohën e luftës dhe shkurt pas saj, në Kosovë, shkruan sot “Koha Ditore”.

I pari që kishte marrë ftesën për t’u paraqitur para prokurorëve të Speciales ka qenë komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi. Kjo kishte ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar, e ishte intervistuar në janar të vitit 2019.

Javën që po e lëmë, Specialja ka shtuar numrin e ftesave për krerët më të lartë të UÇK-së. Së fundi janë ftuar edhe Bislim Zyrapi, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, e Jakup Krasniqi, ish-zëdhënës e anëtar i SHP-së.

Këta nuk kanë treguar se në çfarë cilësie janë ftuar. Po këtë javë është ftuar edhe Sokol Bashota, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, derisa konfirmimin për këtë e ka dhënë shefi i tij partiak Kadri Veseli.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz