back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajmeListat përfundimtare të partive – Dominon fryma e vjetër politike, pak risi...

Listat përfundimtare të partive – Dominon fryma e vjetër politike, pak risi në përzgjedhje

Të ngjajshme

Hoti: Pushteti i ri lokal në veri duhet të reflektojë vullnetin e qytetarëve

Profesori Afrim Hoti, në një linjë direkte nga Amerika...

Gallapenit i rritet vlera në “Transfermarkt”

Dion Gallapeni është padyshim një nga lojtarët më të...

Jashari: Ministrat me skandale nuk duhet të prijnë listën e Vetëvendosjes

Analisti politik, Shemsi Jashari, ka komentuar listën e kandidatëve...

​Papa: Njerëzimi është në provë

Papa Leo i lutet Zojës sonë për “një njerëzim...

Lekaj: AAK-ja është e përgatitur që të bëj ndryshimin

Sot, anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e...

Partitë politike kanë publikuar listat zgjedhore, ku disa prej tyre kanë prezantuar figura të reja, ndërsa të tjerat kanë ruajtur pothuajse të njëjtat emra nga zgjedhjet e kaluara. Politologu Avdi Smajljaj thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë shumë ndryshime pasi votat kryesisht fokusohen tek lideri i partisë, ndërsa sipas tij fryma e vjetër politike dominon në të gjitha listat.

Të gjitha partitë politike në vend kanë publikuar listat e tyre me emrat e kandidatëve që synojnë të fitojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Në disa prej partive janë paraqitur figura të reja, ndërsa disa të tjera kanë ruajtur pothuajse të njëjtën përbërje si në zgjedhjet e kaluara.

Në top 10-shen e partive kryesore bie në sy Eman Rrahmani, i cili mban numrin 9 në listën e PDK-së; Ferid Agani me numrin 9 në LDK; si dhe Agim Çeku me numrin 10 në AAK.

Ndërkaq, në Lëvizjen Vetëvendosje nuk ka risi në dhjetëshen e parë.

Por ajo që bie në sy, është garimi i ish kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetemii cili mban numrin 83.

Megjithatë, politologu Avdi Smajljaj ka shpjeguar pse nuk ka ndryshime të mëdha brenda partisë më të madhe në vend.

“Lista e Vetëvendosjes pothuajse është e njëjtë, me përjashtim të disa emrave të rinj, të cilët nuk pres se do t’i sjellin shumë vota. Kalkulimi i tyre se votat i merr kryesisht lideri i partisë i ka shtyrë që të mos bëjnë shumë ndryshime në listën për deputetë”, ka thënë Smajljaj.

Tutje, profesori thotë se në të gjitha listat vazhdon të dominojë fryma e vjetër politike.

“Në përgjithësi mendoj se tek të gjitha listat dominon ajo fryma e vjetër politike që i karakterizon këto parti”, është shprehur tutje Smajljaj.

Në garë për legjislaturën e dhjetë të Kosovës së pasluftës janë gjithsej 1 mijë e 181 kandidatë.

Zgjedhjet e dhjetorit do të jenë të tretat këtë vit, pas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit dhe atyre për kryetarë komunash më 12 tetor./teve1

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz