BallinaLajmeLista SRPSKA se ndalë luksin! Ja çka bëjnë ata 24 orë me...

Lista SRPSKA se ndalë luksin! Ja çka bëjnë ata 24 orë me para të Kosovës

Të ngjajshme

Macron – Kurtit: U takon t’i zbatoni angazhimet e marra në marrëveshjet e fundit me Serbinë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar kryeministrit...

Nuk përmbahet Enca, shfaqete ‘zjarr’ në postimin e fundit

Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia ka ‘dridhur’ rrjetet sociale me...

Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë, alarm për ekonominë lokale

Numri i dyqaneve të zbrazëta në Gjenevë është rritur...

Sot varroset 49-vjeçari që u vra nga vëllai i tij në Bokshiq të Klinës

Sot do të varroset 49-vjeçari, Faruk Jusufi, i cili...

Zyrtarët e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim i shfrytëzojnë veturat zyrtare për nevoja private.
Pesë zyrtarë të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim (MKK) i shfrytëzojnë veturat zyrtare 24 orë në ditë me një vendim të ministrit Dalibor Jevtiq.

Kjo sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditorit (ZKA) për këtë ministri për vitin 2017, ndodh me gjithë faktin që këta zyrtarë nuk kanë punë specifike zyrtare 24 orë në ditë. Kjo është vetëm njëra nga parregullsitë që ZKA-ja ka identifikuar në raportin vjetor për MKK-në, shkruan sot Koha Ditore.

Pasuri të regjistruara që nuk i posedojnë në vlerë prej 325 mijë eurove, planifikim jo i duhur i projekteve kapitale, pozitë që jashtëligjshëm mbahet me ushtrues detyre, dobësi në zhvillimin e procedurave të prokurimit, mangësi në procedimin e pagesave si dhe mangësi në monitorim të subvencioneve, janë disa nga gjetjet e tjera të Auditorit për këtë ministri.

Për të gjitha këto, në raport thuhet se ministri Jevtiq nuk ka dërguar ndonjë koment ose vlerësim. “Ministri brenda afatit ligjor prej 15 ditëve kalendarik nuk ka konfirmuar nëse pajtohet apo ka komente në draft raportin e auditimit”, thuhet në raportin e ZKA-së.

Përgjigje lidhur me raportin e auditimit si dhe gjetjet e tij, nuk ka kthyer për gazetën as zyra për media e kësaj ministrie.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz