back to top
Thursday, March 12, 2026
BallinaLajmeLista Serbe thërret konferencë për media pas moscertifikimit nga KQZ

Lista Serbe thërret konferencë për media pas moscertifikimit nga KQZ

Të ngjajshme

Vetura godet motorristin në Fushë Kosovë, policia në vend të ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në...

Ilir Meta mbetet në paraburgim, Gjykata rrëzon kërkesën e tij

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Ilir Metës, që...

Kompania amerikane blen shumicën e aksioneve të Atletiko madridit

Atlético Madrid njoftoi të enjten se krahu i investimeve...

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-presidentit, Ilir Meta mbetet në burg

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Ilir Metës, që...

Lista Serbe, ka njoftuar se në ora 15:00, në selinë e partisë do të mbajnë konferencë për media.

Sipas njoftimit, drejtuesit do të flasin për vendimin nga KQZ-ja i cili siç pretendojnë ata ka penguar pjesëmarrjen e subjektit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

“Udhëheqja e Listës Serbe do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku do të flasë për vendimin joligjor për të penguar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 28 dhjetor 2025” thuhet në njoftimin e partisë.

Ndërsa dje gjatë mbledhjes së dytë lidhur me përgatitjet për procesin zgjedhor, KQZ-së nuk ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

KQZ votoi certifikimin ndaras për partitë politike, meqë rast Lista Serbe me 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime nuk u certifikua.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz