BallinaLajmeLista Serbe pretendon se KQZ po ia zvogëlon kryetarët nëpër Komisione zgjedhore,...

Lista Serbe pretendon se KQZ po ia zvogëlon kryetarët nëpër Komisione zgjedhore, kërkon reagim ndërkombëtar

Të ngjajshme

Shënohet autogol i pabesueshëm në Europa League

Është shënuar një autogol i pabesueshëm në ndeshjen e...

Zyrtare: Andy Robertson largohet në fund të sezonit nga Liverpool pas nëntë vitesh

Liverpool ka konfirmuar se kapiteni skocez Andy Robertson do...

Papagalli eksplorues: Bebe lundron nën ujë me një mini-nëndetëse

Shumë pronarë shpenzojnë për lodra dhe shijen e kafshëve...

Melania Trump thotë se nuk ka pasur kurrë lidhje me Epsteinin

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Lista Serbe ka lëshuar një reagim për media para pak minutash, duke pretenduar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po bën përpjekje për të zvogëluar numrin e kryetarëve në Komisionet Zgjedhore të deleguar nga Lista Serbe, veçanërisht në Mitrovicë të Veriut dhe Graçanicë.

Sipas kësaj, partie, materialet e kësaj mbledhjeje nuk iu dorëzuan përfaqësuesit të Listës Serbe të plota.

“Për ta përkeqësuar situatën, materialet për këtë seancë nuk iu dorëzuan anëtarit të KQZ-së përpara Listës Serbe të plota, gjë që është një detyrim, por u bë një përpjekje për të fshehur qëllimin që ne tani e kemi zbuluar”, thuhet në reagim.

Sipas tyre, njëjtë është vepruar edhe në zgjedhjet parlamentare. Lista Serbe ka kërkuar reagim edhe nga ndërkombëtarët meqë konsiderojnë se kjo është “padrejtësi ndaj popullit serb”.

“U bëjmë thirrje anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të respektojnë ligjet dhe rregullat zgjedhore, dhe u bëjmë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë të reagojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe t’i japin fund kësaj paligjshmërie në dëm të popullit serb dhe partisë sonë”, përfundon reagimi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz