back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeLista Serbe paralajmëron se do të ankohet për vendimin e KQZ-së që...

Lista Serbe paralajmëron se do të ankohet për vendimin e KQZ-së që të refuzoj të shpall rezultatin përfundimtar të këtij subjekti

Të ngjajshme

Incidenti me armë në Kodrën e Trimave: Tre të lënduar

Një incident me armë zjarri ka ndodhur sot në...

Soni Malaj si vajzë e re, paralajmëron projekt muzikor

Ka nisur numërimi nga mbrapa për projektin e ri...

Presidenti i Iranit thotë se Trumpi, Netanyahu dhe Evropa shkaktuan tensione në protesta

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian tha të shtunën se udhëheqësit...

Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur të...

Igor Simiq nga Lista Serbe e ka cilësuar të jashtëligjshëm refuzimin që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia bëri shpalljes së rezultateve përfundimtare të këtij subjekti politik.

Këtë refuzim ai e cilësoi si të motivuar politikisht. Simiq ka paralajmëruar se Lista Serbe do të ankohet për këtë vendim.

“Sapo jemi njoftuar nga KQZ-ja në Prishtinë se anëtarët e KQZ-së jashtëligjshëm kanë refuzuar të shpallin rezultatet përfundimtare kur bëhet fjalë për votat e fituara nga Lista Serbe në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që u mbajtën më 28 dhjetor të vitit të kaluar. Me këtë, sikur edhe pati nisur ky proces zgjedhor dhe në rastet e mëhershme, regjimi i Albin Kurtit po përpiqet ta bëjë të pamundur që serbët të zgjedhin përfaqësuesit politikë që do të luftojnë për interesat e popullit serb”, ka thënë Simiq, sipas mediumit në gjuhën serbe “Kossev”.

Të shtunën, KQZ-ja i shpalli rezultatet përfundimtare për të gjitha partitë tjera, por duke refuzuar atë të Listës Serbe. KQZ-ja ndau shpalljen e rezultateve në tri votime.  E në rastin e Listës Serbe, shpallja nuk mori mbështetjen e nevojshme.

Të Fundit

Sport

ShowBiz