BallinaLajmeLista Serbe: Nga e hëna nis procedura për pajisjen me dokumente të...

Lista Serbe: Nga e hëna nis procedura për pajisjen me dokumente të Kosovës

Të ngjajshme

Kurti për çështjen e presidentit: Po presim vendimin e Kushtetueses, duhet maturi shtetërore

Kryeministri Albin Kurti, i pyetur rreth çështjes së zgjedhjes...

Jeffrey Epstein, krijimi i një përbindëshi

Sikur financieri dhe pedofili i ndjer Jeffrey Epstein të...

Festa e Bajramit – Inspektorati në terren, kontrollohen çmimet në gjithë Kosovën

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut pohoi se gjatë...

Sorensen me zyrtarin e OKB-së flasin për zbatimin e Ligjit për të Huajt: Pres me padurim më shumë diskutime

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter...

Lista Serbe ka njoftuar se, pas asaj, siç thonë ata “një lufte të mundimshme diplomatike”, është arritur një zgjidhje që synon të parandalojë “deportimin e qytetarëve pa dokumente dhe ndarjen e familjeve”. Sipas kësaj partie, nga e hëna qytetarët që nuk posedojnë dokumente të Kosovës do të kenë mundësi të nisin procedurat për pajisjen me to, në mënyrë që të rregullojnë statusin e tyre ligjor.

Në deklaratë theksohet se me këtë marrëveshje është shmangur “rreziku i ndalimit të hyrjes” për kategori të rëndësishme si mjekët, profesorët dhe studentët, gjë që, sipas tyre, do të kishte pasoja serioze për funksionimin e institucioneve arsimore dhe shëndetësore, përfshirë edhe, siç e quajnë ata universitetin paralel serb, “Universitetin e Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicën e Veriut”. Ata pretendojnë gjithashtu se kjo zgjidhje ka ndihmuar në “ruajtjen e popullit” në Kosovë.

Lista Serbe u bën thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi, veçanërisht atyre që më parë nuk kanë aplikuar fare. Sipas tyre, pjesëmarrja në këtë proces është kyçe për të dëshmuar praninë dhe për të kërkuar respektimin e të drejtave, si dhe për të mundësuar qëndrimin në vendbanimet e tyre.

Partia pranon se ekziston një qëndrim skeptik i një pjese të qytetarëve ndaj dokumenteve të Kosovës, por thekson se zgjidhja aktuale ka shmangur pasoja të rënda, si mbetja e mijëra njerëzve jashtë Kosovës, bllokimi i institucioneve dhe dobësimi i pranisë serbe në disa zona.

Në aspektin praktik, bëhet e ditur se punonjësit e institucioneve shëndetësore dhe arsimore që nuk jetojnë në Kosovë do të mund të sigurojnë leje qëndrimi njëvjeçare përmes institucioneve ku punojnë, me mundësi vazhdimi. E njëjta procedurë vlen edhe për studentët. Ndërkohë, qytetarët që jetojnë në Kosovë por nuk kanë dokumente vendore do të mund t’i pajisin ato duke përdorur dokumente nga Serbia, si letërnjoftime dhe certifikata të gjendjes civile.

Lista Serbe ka bërë të ditur gjithashtu se kryetarët e komunave me shumicë serbe do të angazhohen për të ndihmuar qytetarët gjatë procesit, me synimin që deri më 16 qershor të gjithë të kenë mundësi të rregullojnë statusin e tyre pa pengesa.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz