back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeLista Serbe, 'kah të frynë era'

Lista Serbe, ‘kah të frynë era’

Të ngjajshme

Nuk e fitoi çmimin e “Golashënuesit të Vitit” reagon ashpër Mevlan Zeka

Futbollisti i Ballkanit, Valentin Serbe u shpall “Golashënuesi i...

Futbollisti i vitit në futbollin kosovar shpallet Arb Manaj i Dritës

Futbollisti i kampiones së Kosovës, Dritës, Arb Manaj e...

Arjan Konomi rikthehet në ekran, sqaron deklaratën e bujshme

Transmetimi i Big Brother Fan Club nisi sot nën...

Fillon sezona e reduktimeve, KOSTT paralajmëron se do të ketë në disa Komuna të Kosovës

KOSTT, ka njoftuar se Sistemi Elektro-Energjetik i Kosovës, po...
- Advertisement -

Lista Serbe vazhdon status quo-n pasi deputetët e kësaj partie ende vazhdojnë të ulen në krah të opozitës në Kuvend, ndërsa ministrat e kësaj partie vazhdojnë të mos marrin pjesë në mbledhjet e Qeverisë, megjithëse janë duke e kryer punën e tyre nëpër dikasteret qeveritare.

Tash e një muaj Lista Serbe vazhdon ta mbajë qëndrimin “edhe në pushtet, edhe në opozitë”. Ky qëndrim i tyre do të vazhdojë edhe për një kohë të gjatë pa u penguar nga partitë që qeverisin vendin.

Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët thonë se Lista Serbe është aq e mençur sa të mos kalojë në opozitë pasi në këtë formë po arrin të “manovrojë” me Qeverinë dhe po realizon qëllimet e veta, shkruan më tutje “Zëri“.

Ndërkohë, zyrtarët qeveritarë thonë se presin kthimin e plotë të Listës Serbe në Qeveri. Në anën tjetër, partitë opozitare vlerësojnë se me lirinë që po ua jep Qeveria Lista Serbe po faktorizohet çdo ditë e më shumë.

Qeveria: Presim kthimin e Listës Serbe

Halil Matoshi, këshilltar politik i kryeministrit Haradinaj, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se pret që në një afat optimal Lista Serbe të kthehet në pozicionin paraprak.

“Takimet janë të përditshme dhe janë takime pune, por diçka përfundimtare ende nuk kemi. Jemi optimistë që do të kthehen në afat optimal”, ka deklaruar Matoshi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz