back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeLista Serbe gjobitet edhe me 30 mijë euro nga PZAP-i

Lista Serbe gjobitet edhe me 30 mijë euro nga PZAP-i

Të ngjajshme

Tahiri: Me Bedri Hamzën Kryeministër, paga më të larta dhe rritje 50% e pensioneve

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK),...

PDK shtyp programin në alfabetin Braj, hap konkret për përfshirje dhe barazi sociale

Partia Demokratike e Kosovës ka ndërmarrë një hap domethënës...

Ndërron jetë babai i Salih Mustafës

Mëngjesin e sotëm ka vdekur Jahja Mustafa, babai i...

Kurti uron Krishtlindjen

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka uruar Krishtlindjen duke...
- Advertisement -

Paneli Zgjedhor për Ankesat dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë vendim lidhur me ankesën e subjektit politik Kosovski Savez, me seli në Leposaviq, kundër subjektit politik Lista Serbe, me seli në veri të Mitrovicës.

Kjo ankesë lidhej me shkeljen e Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike gjatë fushatës zgjedhore për Zgjedhjet Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

- Advertisement -

Në vendimin e datës 24 dhjetor 2025, PZAP-i pranoi ankesën e subjektit Kosovski Savez dhe konstatoi se subjekti Lista Serbe ka shkelur Kodin e Mirësjelljes dhe detyrimet e tyre ndaj kandidatëve gjatë fushatës zgjedhore.

Për këtë arsye, Lista Serbe është gjobitur me 30,000 euro dhe është urdhëruar që menjëherë të largojë nga hapësirat publike të gjitha posterat dhe materialet zgjedhore që lidhen me këtë shkelje.

Ky vendim vjen pas një ankese të dorëzuar më 23 dhjetor 2025, ku subjekti Kosovski Savez pretendonte se Lista Serbe kishte vendosur materiale promovuese në rrugën “24 Nëntori” në Leposaviq, duke shkelur rregullat e fushatës zgjedhore.

PZAP-i thekson rëndësinë e respektimit të Kodit të Mirësjelljes për të garantuar një proces zgjedhor të drejtë dhe të ndershëm.

Theksojmë se Lista Serbe u gjobit nga PZAP-i me 20 mijë euro edhe gjatë së martës (23 dhjetor).

Image
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz