back to top
Sunday, October 19, 2025
BallinaLajmeLista Serbe ankohet: Operacioni në veri u zhvillua me policë me armatim...

Lista Serbe ankohet: Operacioni në veri u zhvillua me policë me armatim lufte, thyen dyer e frikësuan qytetarët

Të ngjajshme

Nora mahnit në veshje tradicionale shqiptare

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi ka befasuar ndjekësit e...

Rrudhani shënon gol dhe ia siguron fitoren Sionit në Superligë

Skuadra e Sionit ka shënuar fitore minimale 0:1 ndaj...

Të gjithë sytë te Egli Tako/ Prezantuesja “pushton” skenën me fustanin e zi

Prezantuesja e njohur Egli Tako ka tërhequr sërish vëmendjen...

Lista Serbe, ashtu si e ashtuquajtura zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, e ka quajtur “hakmarrje politike” operacionin policor në veri të vendit, ku u ndaluan e më pas u liruan shtatë serbë. Operacioni, siç njoftoi pak më parë Prokuroria dhe Policia nëpërmjet një komunikate të përbashkët, u zhvillua në Zubin Potok dhe Zveçan në kuadër të një hetimi lidhur me vrasjen e një zyrtari të EULEX-it në vitin 2013.

Sipas partisë më të madhe serbe në Kosovë, operacioni erdhi pas fitores së serbëve në zgjedhjet lokale të mbajtura së fundmi në Kosovë, më 12 tetor.

Lista Serbe e quajti operacionin “terrorizëm të organizuar” ndaj serbëve, ndërsa tha se pjesëtarë të njësive të Policisë së Kosovës ishin të pajisur “me armatim lufte” dhe se “kanë thyer dyer dhe kanë shkaktuar frikë e panik te qytetarët”.

“Bëhet fjalë për demonstrim të pastër force dhe përpjekje për frikësimin e popullit tonë”, tha Lista Serbe në reagim.

“Këto veprime përbëjnë formë të hapur të hakmarrjes politike ndaj popullit serb në veri të Kosovës dhe Metohisë, pas fitores bindëse të Listës Serbe në zgjedhjet e fundit, shprehje të nervozizmit dhe pafuqisë së Prishtinës, e cila përpiqet ta kompensojë humbjen e vet elektorale përmes ndjekjes së të pafajshmëve, e gjitha kjo në kuadër të përgatitjeve për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, në të cilat Kurti dëshiron të fitojë në disa komuna, i vetëdijshëm se nuk ka çfarë tjetër t’u ofrojë votuesve përveç urrejtjes ndaj serbëve”, thuhet tutje në reagim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz