BallinaLajmeLista e Vjosës merr 6 ulëse ne Kuvend

Lista e Vjosës merr 6 ulëse ne Kuvend

Të ngjajshme

Haradinaj uron Bajramin: Sa më bashkë dhe sa më solidarë, është mirë për të gjithë ne

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

 Xhamitë më të bukura në Botë që do t’ju lënë pa fjalë

Nga kupolat shkëlqyese deri te mozaikët që të lënë...

Gjermania ekstradon shqiptarin që mashtronte me Call Center

Një 35-vjeçar, pjesëtar i një grupi kriminal që nëpërmjet...

Haradinaj: Sa më bashkë, aq më mirë për ne

Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

Tërnava: Kush i bën keq vendit do të japë përgjegjësi para Zotit – edhe politikanët

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka...

Lista Guxo e udhëhequr nga Vjosa Osmani, u.d. e Presidentes së Kosovës, në zgjedhjet që u mbajtën të dielën e kaluar, garoi me 14 kandidatë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje. E të dhënat e para tregojnë se kjo listë ka arritur të sigurojë deri më tani 6 ulëse të deputetit në Kuvend, shkruan Reporteri.net.

Deri më tani, Lista Guxo ka arritur të fitojë mjaftueshëm deputetë për të krijuar një grup parlamentar të veçantë.

Listës së deputetëve i prin Vjosa Osmani, e cila raportohet t’i ketë fituar mbi 200 mijë vota duke e bërë politikanën më të votuar në histori të zgjedhjeve.

Përveç Osmanit, votat për t’u bërë deputete i ka siguruar edhe Donika Gërvalla, e bija e heroit Jusuf Gërvalla.

Edhe doktori nga Prizreni, Haxhi Avdyli, që ishte deputet i LDK-së në legjislaturën e fundit, do të jetë deputet në legjislaturën e ardhshme.

Krahas tij, do të jetë Faton Peci, shefi i Kabinetit të Osmanit.

E lista e deputetëve të iniciativës së Osmanit mbyllet me Doarsa Kica e Leonora Sfarça.

Ditë më parë, Peci paralajmëroi mundësinë e krijimit të grupit parlamentar nëse ka pajtueshmëri të dyanshme për këtë gjë.

“Nëse në ecje e sipër ka pajtueshmëri të dyanshme, se do të ishte në interes të palëve, nuk shoh diçka të keqe edhe nëse vjen te themelimi i një grupi të ri parlamentar. Por nuk ka qenë asnjëherë preokupim i yni se sa deputetë do të fitojë lista jonë”, pati thënë Peci, shkruan Reporteri.net.

Kujtojmë që në zgjedhjet e 14 shkurtit lista e Osmanit ishte pjesë e listës së LVV-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz