BallinaKulturëLista e ngjarjeve kryesore kulturore këtë javë

Lista e ngjarjeve kryesore kulturore këtë javë

Të ngjajshme

Erdh pranvera kah dera, po vijnë edhe plot ngjarje të vogla e të mëdha, me muzikë, teatër, letërsi, film që ju ftojne edhe juve me dal prej dere e m’u inspiru. Qe edhe një Monday Marks (linku për listën e plotë)

Pranvera erdh me plot energji kreative dhe Monday MArks sjell një paketë rekomandimesh kulturore që nuk ju lajnë vend për mërzi: në Prizren, më “Windway Ensemble” e mbushë Autostrada Hangar me frymën e flautit, oboesë, klarinetës e kornës me Mozart, Handel, Gershwin e Harapi ndërsa Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu” hap ekspozitën “Pranvera e shkurtër” (Brikena Gashi & Esko, kuratore Arzu Çukiçi) që ndriçon çashtjen e martesave të hershme. 

Në Gjakovë, Teatri “Hadi Shehu” sjell “Chatroom” të Enda Walsh në regji të Erson Zymberit — një përplasje e botës digjitale që s’osht për të vegjëlit (16+).

Në Prishtinë keni dy takime me emocione dhe reflektim: Lavjerr’s Culture Cafe shfaq filmin “Prishtinë 2002” me Trëndelina Halilin dhe diskutim me regjisoren, ndërsa në Bibliotekën Kombëtare prezantohet “Strongest Link”/“Hallka ma e fortë” nga Anna Di Lellio dhe Garentina Kraja — dokumentim i randësishëm i historive të mbijetuesve të përdhunimeve gjatë luftës. 

Ferizaji ofron një mbramje filmike si pjesë e Festivalit të Arkitekturës Moderne II në Galerinë e Arteve, e mahalla e Ulpianës në Prishtinë të mërkurën ka groove me Wednesday Music selection by Giza në Pijetore. Krejt për fund, Tirana hap ekspozitën “Shift” të Shuk Oranit në GOCAT — dy akte dritë/errësirë që premtojnë një përvojë bashkëkohore.

Super selection for super season.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz