BallinaLajmeLista e LDK-së, Abdixhiku: Garojmë me 28 kandidatë për kryetarë komunash

Lista e LDK-së, Abdixhiku: Garojmë me 28 kandidatë për kryetarë komunash

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, tha se LDK në zgjedhjet lokale garon me 28 kandidatë për kryetarë komunash, dhe 839 kandidatë për asambletë komunale

Ai publikoi listën e plotë të kandidatëve për kryetarë komunash.

Abdixhiku kërkoi mbështetje nga qytetarët në këto zgjedhje lokale.

“Lidhja Demokratike e Kosovës paraqet me krenari kandidatët e saj për kryetarë të komunave në zgjedhjet e ardhshme lokale. LDK garon në këto zgjedhje në 31 komuna me 28 kandidatë për kryetarë komunash dhe me 839 kandidatë për asambletë komunale. Me integritet, përvojë dhe vizion të qartë për zhvillimin e komunave tona, këta kandidatë përfaqësojnë angazhimin e LDK-së për qeverisje të përgjegjshme, transparente dhe në shërbim të qytetarëve e, mbi të gjitha, një vizion që shkon përtej të zakonshmes”.

“Ne besojmë në një Kosovë me institucione të forta, ekonomi të zhvilluar dhe jetë më të mirë për çdo qytetar. Bashkohuni me ne në këtë rrugëtim për ndryshim dhe zhvillim përtej! Ju priftë e mbara të gjithëve, e dalshi faqebardhë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz