back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeLiridon Masurica nga Gjilani deklarohet fajtor për mashtrimet online– rrezikon burgosjen prej...

Liridon Masurica nga Gjilani deklarohet fajtor për mashtrimet online– rrezikon burgosjen prej 10 vjetëve në SHBA

Të ngjajshme

Liridon Masurica është i riu nga Gjilani që u arrestua disa muaj më parë në lidhje me dyshimet për mashtrim me akses në pajisje.

Prokurori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njëkohësisht ish-avokati kryesor i Hashim Thaçit, Gregory W.Kehoe ka bërë të ditur se Masurica i njohur si “@blackdb” është deklaruar fajtor për komplot për të kryer mashtrim me akses në pajisje.

Masurica njëkohësisht përballet me një dënim maksimal prej 10 viteve në burg federal.

Në bazë të marrëveshjes së fajësisë, Liridon Masurica ishte administrator kryesor i “Black DB.cc” i njohur si treg kriminal online, në veprim që nga viti 2018 deri më 2025, transmeton lajmi.net./

Tregu ofrohej ilegalisht për shitje duke kompromentuar kredencialet e llogarisë dhe serverit, informacionin e kartës së kreditit dhe informacione të tjera personale të identifikueshme të individëve të vendosur kryesisht në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë ata të vendosur brenda Qarkut të Mesëm të Floridës.

Pasi bliheshin, kriminelët kibernetikë përdornin artikujt e blerë në BlackDB.cc për të lehtësuar një gamë të gjerë aktivitetesh të paligjshme, duke përfshirë mashtrimin tatimor, mashtrimin me kartat e kreditit dhe vjedhjen e identitetit.Masurica, shtetas dhe banor i Kosovës, u mor në paraburgim nga autoritetet në Kosovë më 12 dhjetor 2024 dhe më vonë u ekstradua në Shtetet e Bashkuara në përputhje me traktatin e ekstradimit midis Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Kosovës.

Po ashtu u bë e ditur se data e dënimit të tij nuk është caktuar ende.

Rasti i Masurisës u drejtua nga Byroja Federale e Hetimeve në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimeve të Krimit Kibernetike të Policisë së Kosovës, Zyra e Atashehut Ligjor të FBI-së në Sofje, Bullgari si dhe dhe Zyra e Çështjeve Ndërkombëtare e Departamentit të Drejtësisë ofruan ndihmë të konsiderueshme në sigurimin e arrestimit dhe ekstradimit të Masuricës.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetike e Policisë së Kosovës gjithashtu ofruan ndihmë të konsiderueshme në arrestimin e Masuricës. Rasti po ndiqet penalisht nga Ndihmës Prokurori i Shteteve të Bashkuara Carlton C. Gammons./Lajmi.net/

SHBA-ja kërkon ekstradimin e 33-vjeçarit nga Gjilani, i dyshuar për krime online

Ky është Liridon Masurica, që kërkohet nga SHBA për krime online

33 vjeçari nga Gjilani që u ekstradua tashmë në SHBA- detaje nga aktakuza se si ngarkohet për mashtrim dhe vjedhje të identitetit

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz