Ideatori i platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli, ka njoftuar se sot do të nisin marshin ne motorë nga Prishtina drejt Hagës.
Tasholli tha se ky udhëtim kalon nëpër shumë qytete të Evropës ku motoristët e vendeve që do t’i përshkojnë, do t’i bashkohen karvanit duke e bërë këtë rrugëtim, sipas tij, gjithnjë e më të madh.
“Më 17 tetor marshuesit do të mbërrijnë në Cyrih të Zvicrës për të vazhduar më 18 tetor në mëngjes rrugën përfundimtare”.
“Të dielën më 19 tetor karvani do të mbërrijë në Hagë. Ky marsh nuk është vetëm një udhëtim me motora por një zë i fuqishëm për lirinë, një thirrje për drejtësinë dhe një kujtesë që sakrificat tona nuk harrohen”, tha Tasholl.
Ky marsh i paraprin protestës në kryeqytetin shqiptar, që do të mbahet të premten, ndaj padrejtësive, siç thuhet, se po i ndodhin ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale të Hagës.