back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaKulturëLindsay Lohan zbulon se si ndihet pas leximit të Kuranit dhe agjërimit...

Lindsay Lohan zbulon se si ndihet pas leximit të Kuranit dhe agjërimit për Ramazan

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Në emisionin “Siwar Shoaib” të Kuwait TV ka qenë mysafire Lindsay Lohan, e cila ka pohuar se disa herë ka falur namaz dhe tre ditë rresht ka agjëruar vitin e kaluar gjatë muajit të Ramazanit.

Lindsay Lohan vite më parë është parë në rrugët e New Yorku-ut teksa mbante në duar librin e shenjtë të Kuranit, e cila gjë kishte shkaktuar komente dhe fyerje në drejtim të aktores, gjersa kjo e fundit ka pohuar se nuk i kupton se si këto gjëra mund të ndodhin në vendin e demokracisë – SHBA.

Lindsay Lohan me Kuran në dorë rrugëve të New Yorkut

Lohan në televizionin arab zbuloi se kishte agjëruar për tri ditë rresht dhe se “ishte e vështirë, por ndihesha tejet mirë”, transmeton Telegrafi.

Aktorja ka folur edhe në lidhje me fotografinë e famshme me librin e shenjtë në dorë duke thënë se “Qëllimi im nuk ishte vetëm të mbaja në dorë një libër. Kurani është një ngushëllim për mua, diçka që më mungon në shpirt”.

Aktorja 30 vjeçare ka thënë gjithashtu se ndjehet më e qetë në shpirt teksa e lexon Kuranin e Shenjtë.

Lohan aktualisht është duke u rehabilituar prej varësisë prej alkoolit dhe drogës ndërsa pritet të shfaqet në ekranet e mëdha të kinemasë gjatë fundit të këtij viti. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz