back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinatoplajmiLimaj: Votoni masivisht këta kandidat të Skenderajt për deputetë

Limaj: Votoni masivisht këta kandidat të Skenderajt për deputetë

Të ngjajshme

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Edita Tahiri: Diplomacia e Ukrainës duhet të bazohet në Marrëveshjen e Rambujesë

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se diplomacia e Ukrainës...

Identifikohet i dyshuari për vjedhje në Malishevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar opinionin...

Reali publikon listën anti-Benfica

Real Madridi do të zhvillojë nesër ndeshjen e fundit...

Rritje historike e kredive në Kosovë, arrijnë në 2.684 miliardë euro

Vlera e kredive të reja të dhëna nga bankat...

Kandidati për kryeministër nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj ka deklaruar sot se befasia spektakolare e zgjedhjeve të 6 tetorit do të jetë koalicioni i tyre në krye me partinë që ai udhëheq.

Limaj gjatë takimit me strukturat e Nismës në Skenderaj edhe një herë iu ka bërë thirrje konkurrentëve të tij për kryeministër që të dalin para qytetarëve për të treguar, siç thotë ai ofertën qytetarëve.

Ai foli edhe për kandidatët e tjerë për kryeministër, teksa tha se nuk duhet të lejohen eksperimente me Kosovën.

“Mos të fshiheni pas partive të dalim në popull dhe të matemi, kush e meriton të qeverisë me Kosovën. Hajde dalim para qytetarëve tonë, të tregojmë çka ne bëjmë nëse e marrim qeverinë e vendit. Ejani t’i japim përgjigje qytetarit të vendit dhe pastaj ai të vendosë për votën. Le ta sheh njerëzit e Kosovës se çfarë përgjigje kemi për tema të ndryshme. Kush jemi ne që nesër do të qeverisim vendin”, tha ai.

Limaj në Skenderaj duke aluduar në partinë e tij, tha se gjërat e mëdha Kosovës i kanë ardhur nga lëvizjet e vogla në dukje, por të mëdha në qëllim, teksa theksoi se Nisma do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve.

“Gara veç sa ka filluar do të shiheni në fund. Nisma Socialdemokrate do të jetë befasia spektakolare e këtyre zgjedhjeve”, tha ai.

Kandidati për kryeministër edhe para strukturave në Skenderaj iu paraqiti pesë prioritetet e tyre qeverisëse, të cilat janë zhvillimi i bujqësisë, paketa sociale, sigurimet shëndetësore, fuqizimi i drejtësisë fuqizimi i prodhimeve vendore dhe diaspora.

Ndërkaq, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi tha se vetëm Nisma Socialdemokrate do të bëjë të ndihet mirë çdo qytetar, teksa u shpreh optimist se politikat socialdemokrate janë në interesin e çdo qytetari. Ai gjithashtu thuri lavde për kryetarin e partisë, Fatmir Limajn, duke e cilësuar si kandidatin më të mirë për kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit.

Në këtë takim po ashtu u bën të ditur kandidatët për deputete të Nismës në Skenderaj, të cilët janë Sanije Rexha, Xhevdet Smakiqi, Merita Dervishi dhe Astrit Gjinovci, Egzona Muharremi, e për të cilët u kërkua që të votohen masivisht.

Të Fundit

Sport

ShowBiz