Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se do të takohet me kryetarin e VV-së, Albin Kurti.
Limaj pas përfundimit të seancës së 47-të për konstituim të Kuvendit tha se gjëja e parë elementare është komunikimi, bashkëbisedimi mes njerëzve dhe politikanëve për të dalë nga kriza.
“Do të bisedoj me kryeministrin për të ardhur deri te një moment i zgjidhjes së situatës. Natyrisht t’i shohim mundësitë çka varet nga ai dhe çka varet nga ne që të tejkalohet kjo krizë”, tha ai.