back to top
Wednesday, August 20, 2025
BallinaLajmeLimaj: Nuk kemi votë, para se të kemi një marrëveshje politike

Limaj: Nuk kemi votë, para se të kemi një marrëveshje politike

Të ngjajshme

Roma me blerje të fortë, e zyrtarizon Leon Bailey-n

Skuadra e Romës ka bërë një goditje të fortë...

Kompania Dubova Reisen flet për aksidentin e autobusit në Gjermani

Kompania Dubova Reisen konfirmoi për Radion Evropa e Lirë...

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka thënë se po kthehen në Kuvend me shpresën që gjërat janë më të qarta se para aktgjykimit e Gjykatës Kushtetues.e

Ai ka thënë se presin që seancat të vazhdojnë sipas udhëzimit të Kushtetueses, ndërsa ka folur edhe nëse ka pas një takim me Albin Kurtin.

“Nuk kemi pas takim me Albin Kurtin, ajo që mund të them unë është se pres që pas aktgjykimit gjërat janë më të qarta. Partia e parë me të drejtën për të propozuar kandidat, siç e thotë edhe aktgjykimi përveç të drejtës ka edhe obligime që të punojnë fort për të ndërtuar një shumicë.”, ka thënë Limaj.

Ai ka thënë se nuk kanë votë para se të kenë një marrëveshje politike.

“Ne e kemi hap një mundësi, dëshira dhe angazhimi ynë është për ti ofruar Kosovës institucione. Partia e parë duhet të gjej rrugë që të ndërtoj këto kapacitete të shumicës.  Nisma deri nuk ka një marrëveshje politike, votimi ynë është ai që ka qenë. Ne nuk kemi votë para se të kemi një marrëveshje politike”, ka thënë Limaj. /Lajmi.net/ 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz