back to top
Wednesday, July 23, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditLimaj: Kemi pasur disa takime me Kurtin, opsionet janë në tavolinë –...

Limaj: Kemi pasur disa takime me Kurtin, opsionet janë në tavolinë – Nuk e japim kontributin për zgjidhje gjysmake, që do të shkaktonin zgjedhje pastaj

Të ngjajshme

Selmanaj: Nëse nuk i realizoj premtimet largohem nga politika

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj,...

Luksi i CR7 e Georgina-s, pozojnë në moment romantik

Dyshja e famshme CR7 dhe Georgina Rodriguez kanë befasuar...

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj pas tentimit numër 51 për konstituimin e Kuvendit ka folur para mediave.

Ai komentoi veprimin e presidentes për t’iu drejtuar përsëri Gjykatës Kushtetuese.

“Unë besoj nga dje është një situatë tjetër. Mendoj që kërkesa e presidentes drejtuar gjykatës në këtë situatë e ndihmon procesin, edhe aktualisht për konstituimin e Kuvendit por edhe për të ardhmen.”

“Ne jemi dëshimitarë që rregullorja dhe infrastruktura ligjore ka lënë zbrazëtira dhe si rezultat i kemi këto situata që i kemi. “

“Veprimi i presidentes do të ndihmoj të qartësoj për të ardhmen, edhe për gjendjen e tanishme. Mendoj se është në interesin e partive që të pritet vendimi i gjykatës, në dy drejtimet, nëse do ketë masë të përkohshme apo jo.”, tha fillimisht ai.

Tutje, Limaj tha se Nisma nuk do të jap kontributin e saj për zgjidhje parciale, që mund të shkaktojnë zgjedhje.

“Qëndrimi i Nismës është që ne nuk besojmë në zgjidhej parciale, ne duam një shumicë qeverisëse, e cila konstituon Kuvendin dhe edhe e formon qeverinë. Nisma nuk do të kontribuoj në zgjidhje gjysmake që pastaj do të shkaktonin zgjedhje. Nëse shkohet në konstituimin e Kuvendit pa pasur një shumicë, mund të kemi zgjedhje të parakohshme.”

“Nisma nuk jep kontributin e saj në zgjidhje të tilla që nuk zgjidhin çështje apo që nuk i krijojn institucionet. Kemi thënë nga fillimi që Nisma do të ndihmoj në zhbllokimin e situatës, aq sa ka mundësi, të ndihmoj në gjetjen e zgjidhjeve për konstituimin e Kuvendit.”, shtoi ai.

I pari i Nismës pastaj foli për takimet e Kurtin

“Kemi pasur disa takime me Kurtin, në tavolinë i kemi opsionet edhe nga VV edhe nga Nisma.”, tha ai./lajmi.net/

 

- Advertisement -

Të Fundit