back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeLimaj: Jam me bashkatdhetarët që janë mbledhur në Hagë, sot s’zhvillojmë aktivitete...

Limaj: Jam me bashkatdhetarët që janë mbledhur në Hagë, sot s’zhvillojmë aktivitete zgjedhore në shenjë solidariteti me protestuesit

Të ngjajshme

Shkelja e STOP-it i kushton rëndë, Ellen DeGeneres akuzohet për shkaktim aksidenti

Ellen DeGeneres po përballet me padi në Kaliforni, ku...

Liverpool mund Burnley-n, vendos Salah

Liverpool vazhdoi startin perfekt në Premier League duke fituar...

I jashtëzakonshëm Haaland, City “zhytë” Unitedin në “Etihad”

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar golin e tretë...

Besfort Zeneli shënoi supergol në barazimin e Elfsborgut

Skuadra e Elsfsborgut ka barazuar 2:2 ndaj Malmo FF...

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj tha se është me bashkatdhetarët që janë mbledhur sot në Hagë për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

Ish-komandanti shkroi në Facebook se ata po mbahen padrejtësisht.

“Nga e gjithë bota, bashkatdhetarët tanë sot janë mbledhur në Hagë për të kërkuar drejtësi dhe lirimin e menjëhershëm të krerëve të UÇK-së që po mbahen padrejtësisht. Unë jam me ta, pa asnjë rezervë, në mbrojtje të vlerave të luftës sonë çlirimtare, të sakrificës dhe dinjitetit kombëtar”, shkroi ai.

“Si bashkëluftëtar që kam ndarë orë, ditë dhe beteja me ta që nga fillimet e luftës, e di mirë se historia e Kosovës nuk mund të shkruhet nga akuza të padrejta që duan të njollosin sakrificën. Lufta jonë ka qenë dhe mbetet luftë çlirimtare e drejtë, për liri dhe demokraci, e përkrahur nga miqtë dhe aleatët tanë që njohën të vërtetën e kauzës sonë”, shtoi Limaj.

Ai tha se në shenjë solidariteti me protestuesit në Hagë, Nisma ka vendosur që sot të mos zhvillojë aktivitete zgjedhore.

“Sot zgjedhim të jemi me ju, me drejtësinë dhe me të vërtetën. Bashkë duhet të punojmë që zëri i popullit të dëgjohet, që sakrifica e një populli të mos njolloset dhe që drejtësia të triumfojë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz