Sunday, July 20, 2025
BallinaBotëLimaj fton Vetëvendosjen t’i bashkohet koalicionit AAK-Nisma

Limaj fton Vetëvendosjen t’i bashkohet koalicionit AAK-Nisma

Të ngjajshme

Si një ndejë në disktotekë, atmosfera në Suharekë

Komuna e Suharekës i ka hapur dyert për mërgimtarët...

USYK FITORE! Nokauton Duboisin në rundin e 5-të

Boksieri ukrainas, Oleksandr Usyk ka fituar ndeshjen kundër britanikut,...

Ndeshje që do të mbahet në mend, Gjermania kualifikohet në gjysmëfinale

Kombëtarja e Gjermanisë është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit...

Moti për të dielën: Temperaturat deri në 33°C, mundësi për riga lokale shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që të dielën...

Usyk dhe Dubois ngjiten në ring

Oleksandr Usyk dhe Daniel Dubois tashmë janë ngjitur në...

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka folur në “Interaktiv” të KTV-së për marrëveshjen që e ka nënshkruar me AAK-në. Ai tha se kjo marrëveshje është thellim i bashkëpunimit opozitar.

Kreu i Nismës për Kosovë ka thënë se për këta muaj opozita ka dhënë kontributin e vet duke kundërshtuar marrëveshjet, si rezultat i një bashkëpunimi, që sipas Limajt, ishte bashkim për të kundërshtuar me dy partitë tjera opozitare.

“Ky përafrim krijoi ambient që bashkëpunimi i opozitës të kalojë në një fazë tjetër, që të krijohet një koalicion që të garonin përball këtij koalicioni qeverisës. Erdhi moment që mos të bashkohemi vetëm për kundërshtim, por edhe më tutje. E kjo që ndodhi sot me Aleancën, është thellimi i bashkëpunimit opozitar si një koalicion parazgjedhor”, ka thënë Limaj.

Ai ka thënë se kjo marrëveshje fton që të bashkohen të gjitha partitë opozitare, duke përfshirë edhe Vetëvendosjen, “dera është e hapur dhe pres që ky kamp opozitar të zgjerohet edhe nga shoqëria civile e bota akademike”.

Limaj ka thënë se opsioni AAK-Nisma tash për tash do të dilte në vendin e dytë sikur të shkonte vendi në zgjedhje, por duke llogaritur edhe fuqinë e tanishme.

“Pa diskutim, do të ishim të dytët. Sipas sondazheve tona do të dilnim të dytët. Kurse bashkë me Vetëvendosjen do të ishim të parët”, tha Limaj, duke thënë se sot për sot bashkë me AAK-në, duke u bazuar në zgjedhjet e kaluara, janë fuqia e tretë politike.

Limaj ende thotë se beson në bashkimin me Vetëvendosjen, duke thënë se kjo lidhje bëhet për të çuar përpara opozitën.

I pari i Nismës për Kosovë, Famir Limaj ka folur edhe për listën e mundshme për shkuarje në zgjedhje.

Limaj ka thënë se nëse ky koalicion deri në zgjedhje do të ketë këtë përbërje, AAK dhe Nisma, atëherë bartës i listës do të jetë Ramush Haradinaj.

“Bartës i listës do të jetë Ramush Haradinaj, natyrisht, sepse edhe fuqia politike por edhe për shkak të fleksibilitetit të AAK-së”, ka thënë Limaj, duke shtuar se nuk duhet të shikohen gjërat e vogla për të arritur një qëllim të madh, që është rrëzimi i kësaj qeveri.

Limaj ka thënë se ky koalicion duhet të jetë pikë referimi për qytetarët e pakënaqur.

- Advertisement -

Të Fundit