back to top
Friday, February 6, 2026
BallinaLajmeLigji për të huajt, shqetësim edhe për qytetarët e Luginës së Preshevës

Ligji për të huajt, shqetësim edhe për qytetarët e Luginës së Preshevës

Të ngjajshme

Sergio Ramos i është vetëofruar gjigantit evropian

Sipas “Radio MARCA”, Sergio Ramos i ka ofruar shërbimet...

Kuçi e PSD-së: Çdo ditë e më pak kemi kontroll në veri

Ish-kandidatja për kryetare të Komunës së Deçanit nga radhët...

Lumbard Dellova shënon supergol me Ceskan, në kampionatin bullgar (VIDEO)

Lumbardh Dellova ka shënuar një supergol në kampionatin bullgar. Mbrojtësi...

Kosova do të nisë zbatimin e rreptë të ligjeve për automjetet e regjistruara jashtë vendit dhe për shtetasit e huaj.

Vendimi synon të parandalojë përdorimin e veturave me targa të huaja në Kosovë dhe qytetarët që jetojnë në zona kufitare kanë frikë se do të përballen me vështirësi.

“Unë për shembull, hyj-dal brenda ditës, njëherë, dy herë”, tha një qytetar.

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme thonë se ligjet kanë qenë fuqi edhe më herët dhe se zbatimi i tyre është në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Jeta Tela, shefe e kabinetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, tha për RTK se këto nuk janë dy ligjet e reja.

“Do të thotë  edhe ligji për huajt dhe për ligji për automjetet janë ligje që kanë hyrë në fuqi shumë më herët”, tha ajo.

Edhe Qëndrim Bytyqi, Drejtor i Zyrës Ligjore në Ministrinë e Punëve të Brendshme, thotë se Ligji për automjetet parashikon që shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë territorit dhe që posedojnë një veturë që është e regjistruar në shtetin e huaj, kanë drejtë të qarkullojnë Kosovë deri në tre muaj.

“Po kjo nuk i ndalon të njëjtit që pas daljes nga territorit i Kosovës të kthehen prapë, pra kufizimet vlejnë për një periudhë tre mujore që është e pandërprerë, por që nuk kufizohet që ata që kanë vizita më të shpeshta atë mund të hynë prapë me atë veturë në territorin e Kosovës”, tha ai.

Ndërkohë Ragmi Mustafi,  ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës dhe këshilltar i zëvendëskryeministrit në detyrë, vlerëson se qytetarët nuk kanë arsye të shqetësohen.

“Qeveria e Kosovës vazhdimisht është në komunikim intensiv për gjitha ato çështje që prekin edhe shqiptarët e Luginës e Preshevës dhe sigurisht edhe për këtë çështje, andaj është edhe kjo hapësira informuese, andaj i bëj ftesë edhe këtë radhë gjitha qytetarëve shqiptarë të Luginës e Preshevës që janë në Kosovë që të fillojnë të rregullojnë dokumentet”, tha ai.

E banorët, megjithatë, kanë dilemat e tyre. Ndërsa institucionet sigurojnë se nuk do të ketë pengesa, banorët e zonave ndërkufitare mbeten në pritje të sqarimeve më të qarta për ndikimin konkret këtij vendimi në jetën e tyre të përditshme./RTK/

Të Fundit

Sport

ShowBiz