Ligji askund, “Trepça” shqyrtohet në Kuvend të premten
Kryesia e Kuvendit të Kosovës e ka futur në rend dite shqyrtimin e Projektligjit për “Trepçën”, edhe pse kabineti qeveritar nuk e ka miratuar ende atë.
Kjo mënyrë e procedimit është në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit, e cila thotë se ftesa, me rend dite dhe me materiale për shqyrtim, u dërgohen deputetëve së paku tri ditë pune para mbledhjes plenare, shkruan sot Koha Ditore.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, e ka arsyetuar veprimin me atë se praktika të tilla kanë ndodhur edhe në të kaluarën.

Lexo edhe“Ligji për Trepçën kalon të premten”
Ai ka premtuar se Projektligji do të miratohet në procedurë të përshpejtuar, ku “Trepça” do të trajtohet si çështje e veçantë, në kuadër të 12 pikave të tjera.
Por opozita ka ngritur dyshime për vonesat në procedimin e ligjit














