Kryetari i Lidhjes së Prishtinës, Fehmi Kupina, bashkë me kandidatin për Asamble Komunale të Prishtinës, Burim Dragusha, u pritën ngrohtë në fshatin Prugoc.
Nga ky takim produktiv, Kupina u zotua se Lidhja e Prishtinës do të jetë zëri i Prugocit, shkruan IndeksOnline.
“Prugoci e tha fjalën e vet, fjalën e Lidhjes së Prishtinës. Me Burim Dragushën, kandidatin tonë për Kuvend Komunal u pritëm me shumë entuziazëm nga banorët e Prugocit.
Lidhja e Prishtinës do të jetë zëri i Prugocit në Kuvend Komunal deri në përmbushjen e të gjitha kërkesave të banorëve.
Ju faleminderit për mbështetjen!” shkroi Kupina.