BallinaLajmeLidhja e Historianëve kërkon dorëheqjen e kryetares së Gjykatës Kushtetuese

Lidhja e Historianëve kërkon dorëheqjen e kryetares së Gjykatës Kushtetuese

Të ngjajshme

Kim Kardashian nuk njihet me pamjen e re, tronditen fansat

Kim Kardashian ka shkaktuar sërish bujë, këtë herë për...

Haxhiu takon shefen e Këshillit të Evropës, temë diskutimi integrimi evropian

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur...

Pritet të ftohet nga Sylvinho, Seferi e “pushton” Turqinë

Në emergjencë në fazën sulmuese, Sylvinho pritet të rikthejë...

Konfirmohet heqja e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha...

Natë terrori për Neil Aynaoiu; një bandë e armatosur i grabit vilën në Castel Fusano

Futbollisti i Romës, Neil Aynaoui përjetoi një natë terrori...

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka kërkuar dorëheqjen e kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Arta Rama – Hajrizi, pas dhënies së aktgjykimit në lidhje me çështjen kontestuese në mes të Ndërmarrje shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” dhe Manastirit të Deçanit, ku të gjitha pronat kalojnë në pronësi të Manastirit të Deçanit.

Në një komunikatë për media LHK “Ali Hadri – dega në Deçan, aktgjykimin e nënshkruar nga Rama – Hajrizi e konsideron se është bazuar në vendimet e kohës së Sllobodan Millosheviqit, duke kërkuar që Rama – Hajrizi të jap dorëheqje nga të qenit kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetues Nr. ref. AGJ 943/16, i nënshkruar nga Arta Rama-Hajrizi si kryetare e Gjykatës është akt tradhtie dhe i pa precedent, ngase është në kundërshtim të plotëme Kushtetutën e Republikës se Kosovës dhe në kundërshtim të plotë me interesin e përgjithshëm të popullit shqiptare të Kosovës. Kryesia e LHK ‘Ali Hadri’ dega në Deçan, për hir të korrektësisë i rikujton Kryetares se Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës Arta Rama-Hajrizi, se vendimi i gjykatës që ajo drejton është i bazuar në vendimet e kohës se masave të dhunshme të kohës se krimineli Sllobodan Millosheviq. Ne, mbesim të habitur se si mund të jetë e pajtueshme me këtë vendim Kryetarja Rama-Hajrizi, kur dihet se i ka lënë turp të keq dhe njollë të zezë vetës dhe familjes se saj. Në këto rrethana, asaj nuk i mbetet gjë tjetër vetëm që më turp të japë dorëheqje nga detyra e Kryetares se Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës dhetë shkoj në shtëpi kokë ulur”, thuhet në komunikatë.

Kërkesën për dorëheqjen e Rama – Hazirit, LHK “Ali Hadri”, dega në Deçan e mbështet në disa fakte.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetues Nr. ref. AGJ 943/16, i nënshkruar nga Arta Rama-Hajrizi, është shkelje e Kushtetutës se Republikës se Kosovës. Vendimi i Gjykatës Kushtetues Nr. ref. AGJ 943/16, i nënshkruar nga Arta Rama-Hajrizi, është i bazuar në vendimet e kohës se Sllobodan Millosheviqit, vendime të cilat në Kosovës janë të pa zbatueshme dhe për popullin shqiptarë të Kosovës janë të pa pranueshme. Vendimi i Gjykatës Kushtetues Nr. ref. AGJ 943/16, i nënshkruar nga Arta Rama-Hajrizi, është marrë për Sava Janjiqi dhe Manastirin e Deçanit, të cilët nuk e pranojnë realitetin e ri të Kosovës, ata janë kundër shtetit tonë dhe kanë lobuar kundër pranimit të Republikë se Kosovës nga shumë shtete dhe kundër pranimit të vendit tonë në shumë organizma siç ishte rasti me UNESCO-n”, thuhet në komunikatë.

LHK “Ali Hadri” – dega në Deçan u bën thirrje organeve komunale, partive politike dhe organizmave të tjera që të i bashkërendojmë aktivitetet për të kundërshtuar këtë vendim të dëmshme dhe antikombëtar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz