Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti konfirmon pjesmarrjen në protestën e 7 gushtit kundër Gjykatës Speciale
dp

Lexo edheVdes në QKUK punëtori 57 vjeçar që kishte rënë nga kulmi më 19 korrik në një fshat të Vushtrrisë

Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se lufta e popullit shqiptar e prirë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishtë e drejtë, e duhur dhe e përkrahur nga gjithë bota demokratike dhe liridashëse.
“Lufta e popullit shqiptar e prirë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishtë e drejtë, e duhur dhe e përkrahur nga gjithë bota demokratike dhe liridashëse. Që nga paslufta, panumër procese gjyqësore ndërkombëtare e vendore dëshmuan çiltërsinë e luftës sonë për liri, demokraci, pavarësi. Drejtësia për popullin shqiptar nuk mund të bazohet në procese politike të imponuara nga Rusia dhe “dëshmi” të servuara nga Serbia. Unë jam pjesë e pandarë e luftës për liri të kombit tim dhe e mbështes protestën e ftuar nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së”, ka shkruar ai, raporton Periskopi.
Ahmeti iu ka bërë thirrje të gjithëvë të marrin pjesë në protestë.

Lexo edheVdes në QKUK punëtori 57 vjeçar që kishte rënë nga kulmi më 19 korrik në një fshat të Vushtrrisë
“Ju ftoj të gjithëve që të shihemi bashkë më 7 gusht, në orën 17:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të lirisë sonë”, ka shkruar ai.
