BallinaLajmeLiderët në takim te presidenti Thaçi

Liderët në takim te presidenti Thaçi

Të ngjajshme

Pas takimit në orët e mëngjesit, te presidenti Hashim Thaçi edhe pasdite sërish kanë shkuar liderët shtetërorë.

Kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Veseli dhe zv/kryeministrat Lima, Gashi e Pacolli pritet të marrin pjesë në takimin e dytë te presidenti brenda ditës, shkruan lajmi.net.

Më herët në media është raportuar se në këtë takim do të marrë pjesë edhe ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Kryeministri Haradinaj pas takimit të parë me Thaçin dha detaje nga bisedat e zhvilluara.

“Kemi folur për dialogun kryesisht. Jemi pajtuar që në Bruksel nuk duhet të diskutohet për shkëmbimin e territoreve dhe me këtë është pajtuar edhe presidenti”, ka thënë Haradinaj pas takimit.

Nuk dihet se a do të ketë ndonjë prononcim për gazetarë pas takimit të dytë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz