Liderët e Besës dhe Nismës bisedojnë për zhvillimet në Maqedoni dhe Kosovë
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami sot me bashkëpunëtorë ka realizuar një takim në Prishtinë me kryetarin e NISMA për Kosovë, Fatmir Limajn, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet aktuale politike, ekonomike dhe sociale në Maqedoni e Kosovë, njoftoi partia e Kasamit.
“Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, ka uruar kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, për suksesin që kanë arritur në zgjedhjet e fundit në Maqedoni.
Nga Nisma kanë thënë se janë të interesuar që partitë politike shqiptare të arrijnë objektivat e veta në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, sepse kur Maqedonia është mirë në frymën e zhvillimeve demokratike atëherë është shumë më i lehtë zhvillimi i Kosovës.
Ndërsa kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, u shpreh se bashkëpunimi me subjektet politike në Kosovë është i domosdoshëm, kur e dimë se vendet tona ndodhën pranë ngjarjeve me rëndësi për rajonin dhe Evropën.

Lexo edheRamushi dhe Avokati i tij festojnë lirimin me nga një gotë në Colmar (FOTO)
‘Ne jemi të interesuar që të zhvillojmë sa më shumë bashkëpunime me Kosovën, por edhe me Shqipërinë sepse vetëm duke u angazhuar së bashku mund të realizojmë objektivat tona në të mirë të kombit shqiptar kudo që jetojnë dhe veprojnë’, ka thënë kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.
Kasami gjithashtu ka uruar Kryetarin Limaj për punën dhe angazhimin e NISMA për Kosovën, ku tha se besoj shumë në sukseset e këtij subjekti politik në Kosovë.
‘Uroj dhe shpresoj që ky takim të jetë vetëm fillimi i një bashkëpunimi sa më të mbarë që do mund të kemi si dy subjekte në të ardhmen, në nivel partie, por edhe në nivel të grupeve parlamentare’, ka thënë kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami”, thuhet në komunikatën pas takimit në Prishtinë.














