back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeLiburn Aliu: Shpendi theu besimin e të gjithëve

Liburn Aliu: Shpendi theu besimin e të gjithëve

Të ngjajshme

Ish drejtori i Shpend Ahmetit, Liburn Aliu ka thënë se Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje e ka shqyrtuar dhe pranuar sot dorëheqjen dhe largimin e Shpend Ahmetit.

Aliu është shprehur i zhgënjyer me largimin e Ahmetit, deri sa ka thënë se ai e ka thyer besimin e të gjithëve. Madje, Aliu ka thënë se Lëvizja duhet të përcaktohet nëse dëshiron të hyjë në koalicion qeverisës me Shpend Ahmetin.

Ky është postimi i plotë i Liburn Aliut:

Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! e ka shqyrtuar dhe pranuar sot dorëheqjen dhe largimin e Shpend Ahmetit, por më duhet ta them se jam thellësisht i zhgënjyer nga vendimi i tij i padrejtë ndaj qytetarëve dhe aktivistëve të Lëvizjes. Ai e ka thyer besimin e të gjithëve. Tash që ai nuk është më pjesë e organizatës tonë, Lëvizja duhet të përcaktohet nësë dëshiron të hyjë në koalicion qeverisës me Shpend Ahmetin. Sa i përket Lëvizjes, ky vendim i takon, sipas Statutit, organit tonë më të lart vendimmarrës, Këshillit të Përgjithshëm, që do ta trajtojë këtë çështje në mbledhjen e radhës. Deri atëherë, meqenëse Shpend Ahmeti është në qeverisje në Prishtinë për shkak të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, mendoj se është normale që drejtorët nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! të qëndrojnë në pozicionet e tyre në Komunë të Prishtinës

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz