back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeLiburn Aliu kujton momentet e kaluara në burg me Ukshin Hotin

Liburn Aliu kujton momentet e kaluara në burg me Ukshin Hotin

Të ngjajshme

​36-vjet nga themelimi i LDK-së

Sot bëhen 36 vjet nga themelimi i Lidhjes Demokratike...

​Tentoi të jepte ryshfet, përfundoi në pranga

Një shtetas i Shqipërisë, është arrestuar në Pikën e...

​Salah hero, Egjipti e nis fushatën e AFCON me fitore

Egjipti e ka nisur Kupën e Kombeve Afrikane me...

​Neymar operohet me sukses, shpresa për Botërorin mbetet gjallë

Neymar i është nënshtruar me sukses një operacioni artroskopik...

Arrestohet burri në Gjakovë, rrahu gruan dhe nënën

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje...
- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Librurn Aliu, karshi kolegëve të tij në Kuvend dhe familjarëve të personave të pagjetur ka folur në lidhje me atë se si e kishte njohur atdhetarin Ukshin Hoti.

Në seancën për gjenocidin serb në Kosovë, Aliu tregoi se si e mban në mend veprimtarin nga Krusha e Madhe në kohën kur serbët po i mbanin të burgosur.

- Advertisement -

“Kemi pasur privilegjin që ta njohim në burgjet e Serbisë. Aty i pamë shumë dimensione të bacës Ukë dhe e patëm fatin ta njohim nga afër mendimin e tij”.

“Do të më mbetet në kujtesë zëri i tij në një dhomë të errët të burgut ku na kishin vendosur gjatë bombardimeve. Në atë bodrum nuk shihej asgjë, ishte plotësisht terr, por atë natë të gjithë po e dëgjonim me vëmendje ligjëratën e bacës Ukë e cila mbeti më e veçanta në jetën time”.

“Ukshin Hoti ishte njeriu që asnjëherë nuk hezitoi ta thotë të vërtetën. Ai shkoi edhe më tej se së thëni të vërtetën. Guximi i tij nuk ishte i momentit. Ishte prezent aty përherë pranë tij, i njëtrajtshëm dhe afatgjatë. Ai i rezistoi joshjes para se t’i rezistonte presionit”.

“Ukshim Hoti do të ishte tejet i nevojshëm në këto momente të Kosovës karshi Serbisë”, deklaroi deputeti Aliu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz