LG lanson zyrtarisht modelin LG V20 (Video)

LG ka prezantuar sot pajisjen e re V20, telefoni i parë i ri që do të punojë me sistemin e ri operativ, Android 7.0 Nougat.
Një prej tipareve kryesore që V20 ka në dispozicion është ajo që LG e quan 32-bit Hi-Fi Quad DAC. Përmes kësaj teknologjie, LG premton të sjell kualitetin më të lartë të zërit me çfarëdo dëgjuese.
Kompania poashtu ka premtuar inçizim të audios në formatin HD duke u mundësuar përdoruesve kualitet të zërit të njejtë me atë të studiove të inçizimit, tipar që nuk ofrohet në asnjë telefon tjetër.

Lexo edheGoogle dhe Apple në mbështetje të Microsoft
LG V20 do të jetë i pajisur me ekran 5.7 inç në rezolucion 1440p IPS LCD dhe ekranin dytësor, njejtë sikur paraardhësi i tij. Poashtu sikur V10, pajisja e re nga LG posedon hapësirë të brendshme prej 64GB dhe RAM memorie prej 4GB. Bateria e pajisjes do të ketë kapacitet prej 3200 mAh.
V20 pritet të lansohet në Korenë jugore muajin e ardhshëm.














