back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaBotëLëvizjet ushtarake amerikane – aeroplanmbajtësja ‘Harry S. Truman’ arrin në Adriatik

Lëvizjet ushtarake amerikane – aeroplanmbajtësja ‘Harry S. Truman’ arrin në Adriatik

Të ngjajshme

Canaj: Jetesa e qytetarëve këto vite është përkeqësuar

Analisti politik, Blerim Canaj tha se jetesa e qytetarëve...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Gjilan | Ndërprerje e gjatë e rrymës, banorët pa përgjigje nga KEK

Një pjesë e qytetit të Gjilanit ka mbetur pa...
- Advertisement -

Admirali amerikan, që po e udhëheq grupin sulmues me aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman” e aeroplanë luftarakë, nuk deshi të spekulonte të mërkurën për atë se çfarë vjen tutje pas përfundimit të ushtrimeve në Detin Adriatik. Rregullat e forcave detare i ndalojnë deklaratat për operacionet e së ardhmes.

- Advertisement -

Por në kohën kur Pentagoni po kërkon mënyra për t’i siguruar aleatët e shqetësuar të NATO-s pas vendosjes së mbi 100.000 trupave ruse afër Ukrainës, aeroplanmbajtësja “Truman” është një simbol i fuqishëm i fuqisë së ushtrisë amerikane dhe i kapaciteteve të NATO-s në një rajon gjithnjë më të trazuar, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.
“Vendimet që bëhen për atë se ku vendoset një grup sulmues nga Shtetet e Bashkuara janë vërtet në nivelin e sekretarit të Mbrojtjes, por ne jemi gati për të operuar kudo dhe kemi planifikuar që të jemi në angazhim të zgjatur, kur u nisëm nga Norfol-u (në Virgjinia të ShBA-së) dhe planifikojmë që të jemi të gatshëm për të operuar kudo që duhemi më së shumti”, tha admirali Curt Renshaw.

Fotografi ilustruese e aeroplanmbajtëses gjigante amerikane
Grupi sulmues, që është vënë nën kontrollin operues të NATO-s, ndodhet në Detin Adriatik për manovra të bashkërenduara detare, trajnime për luftime kundër nëndetëseve dhe trajnime për sulme me rreze të gjatë. Ushtrimet pritet të përfundojnë më 4 shkurt, të premten.

Kur njoftoi për këto ushtrime, të quajtura “Sulmi i Neptunit 2022”, NATO-ja tha se kjo është hera e parë që nga Lufta e Ftohtë që një grup i plotë sulmues amerikan me aeroplanmbajtëse vendoset nën komandën e NATO-s.

Ndryshe, të mërkurën, Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të dërgojnë rreth 3.000 trupa në Poloni dhe Rumani për t’i përforcuar aleatët e NATO-s në Evropën Lindore përballë atij që Uashingtoni e përshkruan si kërcënim rus për ta pushtuar Ukrainën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz