back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeLëvizjet e fundit të polices Valdete Bllaca para rastit makabër, kush i...

Lëvizjet e fundit të polices Valdete Bllaca para rastit makabër, kush i erdhi te dera, kë e telefonoi

Të ngjajshme

Banda e Radoiçiqit terrorizoi stadiumin në ndeshjen me Anglinë, shumica të kërkuar për Banjskën

Pesë pjesëtarë të bandës së kryeterroristit Milan Radoiçiq janë...

Çfarë ndodhi në Poloni?

– Gjatë natës, një “numër i madh” dronësh rusë...

Dronët rus në Poloni/ Vjen reagim i ashpër nga kryeministri polak

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, deklaroi sot se NATO...

Intriguese dhe të dramatike ishin lëvizjet dhe sjelljet e fundit të polices Valdete Bllaca përpara se ta vriste babain, nënën, dy vëllezërit e më pas edhe veten, mesditën e djeshme.

Gazeta Sinjali shkruan se nga burime të afërta me familjen e polices se personat e fundit që ajo i kishte kontaktuar ishin tezja dhe bashkëshorti i saj. Kontakti me ta kishte ndodhur vetëm disa minuta para se ajo ta shkrepte armën drejt vetes, në fund të një vrasjeje të katërfishtë.

Tezja me bashkëshortin e saj, në ditën tragjike kishin shkuar për vizitë te familja Bllaca, mirëpo te dera i kishte pritur Valdete Bllaca për të mos i lënë të hynin brenda. E shqetësuar, Valdete Bllaca mësohet se u kishte thënë atyre se ata (familja) nuk janë aty dhe se ajo ishte e zënë.

Pasi u përshëndetën me policen dhe vendosën të largoheshin nga aty, tezja dhe bashkëshorti i Valdete Bllacës dëgjuan krismat e dy plumbave që Valdete Bllaca i shkrepi drejt vetes.

Dje, Gazeta  raportoi për skenarin e tmerrshëm që e kishte përgatitur policja Valdete Bllaca. Bazuar në burime të sigurta, policja dyshohet se i ka qëlluar viktimat me nga dy plumba në kokë. Burimet e njëjta kanë bërë të ditur se vëllau i madh, Blerim Bllaca u qëllua për vdekje nga e motra, derisa ishte duke fjetur në dhomën e tij të gjumit. Babain, Zeqir Bllaca dhe vëllain Fisnik Bllaca i kishte vrarë në dhomën e ndejës, ndërsa nënën Hanife Bllaca e qëlloi për vdekje në një dhomë tjetër.

Pasi që vrau të gjithë anëtarët e familjes, policja Valdete Bllaca bëri vetëvrasje në korridorin e shtëpisë së saj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz