back to top
Wednesday, March 4, 2026
BallinaLajmeLëvizja Vetëvendosje propozon Glauk Konjufcën për President, fton opozitën për konsensus

Lëvizja Vetëvendosje propozon Glauk Konjufcën për President, fton opozitën për konsensus

Të ngjajshme

Me kërkesë të VV’së seanca për Presidentin caktohet për në orën 19:00?

Me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje, seanca e Kuvendit për...

Drenusha Latifi publikon selfie me vajzën e saj, si dy pika uji

Modelja e njohur, Drenusha Latifi, ka ndarë me ndjekësit...

Publikohen pamjet kur “Mossi” bashkë me shokë rrahin Burim Pacollin

Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është...

Zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, të cilat u mbajtën pas një bllokade mbi dhjetëmujore institucionale, prodhuan rezultatin më të qartë në historinë e pasluftës në Kosovë, thuhet në reagimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Sipas këtij subjekti, qytetarët u shprehën qartë kundër bllokimit të shtetit dhe në favor të krijimit të institucioneve të reja, raporton lajmi.net

Pas certifikimit të rezultateve, pa vonesa u konstituuan Kuvendi dhe Qeveria, ndërsa procesi i radhës mbetet zgjedhja e Presidentit të vendit.

Si parti fituese, Lëvizja VETËVENDOSJE! thekson se ka ofruar mundësinë për një kandidat konsensual Galuk Konjufcën, duke ftuar disa herë në takime subjektet më të mëdha opozitare për të diskutuar emra të mundshëm, meqë për zgjedhjen e Presidentit kërkohet pjesëmarrja e të paktën 80 deputetëve në sallë.

Postimi i plotë:

Zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, që erdhën si rezultat i një bllokade mbi dhjetëmujore, përveçse u mbajtën në një afat të afërt kohor, dhanë gjithashtu rezultatin më të qartë në historinë e Kosovës së pasluftës. Qytetarët folën fuqishëm kundër bllokimit të shtetit dhe në favor të themelimit të institucioneve.
Në përputhje me këtë rezultat, pa asnjë vonesë u konstituuan dy institucionet themelore të vendit, Kuvendi dhe Qeveria, ndërsa procesi i radhës që kemi përpara është ai i zgjedhjes së Presidentit.
Duke pasur parasysh përcaktimet politike të subjekteve parlamentare, si subjekt fitues, propozuam që vendit t’i ofrojmë një kandidat konsensual për President. Për këtë arsye, ftuam disa herë radhazi në takim subjektet më të mëdha opozitare, me synimin për të gjetur emra dhe propozime rreth të cilëve do të mund të ndërtonim pajtim për këtë pozitë, për zgjedhjen e së cilës kërkohet pjesëmarrja e të paktën 80 deputetëve në sallë.
Pavarësisht insistimit tonë, nga këto subjekte nuk morëm asnjë propozim konkret, ndërsa u refuzuan edhe ofertat tona me emra të caktuar.
Subjekti ynë politik është i bindur se në vendin tonë ka shumë emra të denjë për këtë pozitë të rëndësishme shtetërore, rreth të cilëve do të mund të ndërtohej një pajtueshmëri për të ecur përpara. Në këtë fazë, zgjedhjet e reja do të ishin krejtësisht të panevojshme.
Në këto rrethana, Lëvizja VETËVENDOSJE!, pas të gjitha përpjekjeve për të arritur marrëveshje, do të propozojë për kandidat për President ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ish-kryetarin e Kuvendit, deputetin e shtatë legjislaturave dhe njeriun e dytë më të votuar në historinë e Republikës sonë, z. Glauk Konjufca.
Në të njëjtën kohë, i ftojmë edhe njëherë subjektet opozitare që të propozojnë një kandidat. Nëse u nevojiten nënshkrime plotësuese ne ju ndihmojmë nga grupi ynë parlamentar.
Jemi të bindur se kjo sfidë është e kalueshme, zgjedhjet janë të evitueshme dhe është plotësisht e mundshme të gjejmë pajtueshmëri për të ecur përpara./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz