BallinaRegjionaleDrenasLëvizja VETËVENDOSJE! përshëndet aktivitetin e sotëm të Lladrovcit, por ka një pyetje...

Lëvizja VETËVENDOSJE! përshëndet aktivitetin e sotëm të Lladrovcit, por ka një pyetje për të!

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Ka bërë bujë aktiviteti i sotëm i kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili kishte dal në një rrugë të Komoranit dhe me çrast ndali punimet për shkak të punimeve të dobëta, shkruan Drenicapress.

Këtë veprim të Lladrovcit e ka përshendetur edhe Lëvizja VETËVENDOSJE! në Drenas.

“E përshëndesim aktivitetin e sotëm të kryetarit Lladrovci, lidhur me mbikëqyrjen dhe inspektimin e punëve në një nga projektet e rrugëve. Shpresojmë që këto aktivitete mos të bëhen vetëm sa për sy e faqe”, thuhet në komunikateën e VV-së të cilin e ka Drenicapress.

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Drenas pyet kryetari Lladrovci se me cilin standard po i merr mostrat?

“Ne duam ta pyesim kryetarin: me cilin standard po i merr mostrat dhe a ka Komuna kompani të autorizuar për marrjen e mostrave dhe testimin e tyre apo këtë e bënë organi i formuar për mbikëqyrje nga Komuna?”, thuhet më tej në komunikatë e VV-së.

Madje Lëvizja VETËVENDOSJE! në Drenas ka shprehur dëshirë që ta ndihmojë komunën me ofrimin e një doracaku për procesin e mbikëqyjrej dhe inspektimit sipas standardeve të lejuara:

Zinxhiri i mbikëqyrjes së punimeve duhet të jetë kështu:

  1. Kompania ndërtuese (kontraktori, punëkryesi)
  2. Mbikëqyrja e punimeve (sipas detyrës zyrtare nga puntorët e Komunës ose mbikëqyrja nga një kompani e kontraktuar nga Komuna)
  3. Kontrolli i cilësisë së materialeve 3.1. Ekzaminimet rutinore që bëhen nga operatori i kontraktuar nga punëkryesi, dhe 3.2. Ekzaminimet kontrolluese (superkontrolla) që kryhen nga një operator i kontraktuar nga investitori-Komuna
  4. Pranimi teknik që kryhet nga komisioni i Komunës apo nga një kompani private e kontraktuar nga Komuna.

Kështu përfundohet një projekt sipas procedurave ligjore. Çdo devijim nga kjo është shkelje e Ligjit. Sa i përket ekzaminimeve që mos të ketë konflikt interesi dhe shmangie nga procedurat, është mirë që Komuna ta kontraktoj një operator si palë e tretë që t’i kryej ekzaminimet kontrolluese (superkontrolla).

Kjo kompani duhet të jetë e akredituar sipas Standardit ISO 17025 (Standardi për Laboratorët Testues). Pastaj çdo analizë kryhet sipas standardeve përkatëse që i kërkon investitori apo që i parasheh kontraktori.”/Drenicapress.info/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz