Letra e radhës për Avni Deharin, PDK këmbëngul që nesër të rinisin seancat e Kuvendit
dp

Lexo edheAdelina Ismaili e Valdrin Sahiti? A janë këta opinionistët e rinj të Big Brother Vip Kosova?

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka kërkuar kryesuesit të seancës konstituive, Avni Deharit që nesër (20 gusht 2026), në orën 11:00, të thërrasë vazhdimin e seancës për konstituimin e Kuvendit, shkruan IndeksOnline.
Në kërkesën e saj, PDK thekson se moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit kushtetues ka krijuar, një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe mosrespektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
PDK argumenton se, pavarësisht tejkalimit të afatit kushtetues, detyrimi për konstituimin e Kuvendit mbetet në fuqi.
Sipas PDK-së, kryesuesi i seancës ka përgjegjësi të mundësojë vazhdimin e procesit dhe nuk mund të vendosë, mbi bazën e konsideratave politike, nëse dhe kur duhet të vazhdojë seanca.

Lexo edheAdelina Ismaili e Valdrin Sahiti? A janë këta opinionistët e rinj të Big Brother Vip Kosova?
PDK ka përsëritur thirrjen që seanca konstituive të vazhdojë më 20 gusht, në orën 11:00, me qëllim të mundësimit të ushtrimit të mandatit kushtetues të deputetëve të zgjedhur.
Kërkesa e plotë drejtuar z.Avni Deharit.

