back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeLetra e aktivistes, Gresa Ramadani, dërguar Shpend Ahmetit

Letra e aktivistes, Gresa Ramadani, dërguar Shpend Ahmetit

Të ngjajshme

A i refuzoi UÇK-ja propozimet e Albright? – Flet James Rubin

Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, në dëshminë e...

Tahiri i PDK-së: Edhe nga Burgu, Hashim Thaçi e mban Amerikën në krah të Kosovës

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka shkruar në lidhje...

“Labuba” pushton çmimet Emmy! Ja kush fshihet pas kostumit

Identiteti i Labubu-së që eci në tapetin e kuq...

Çfarë nate!

Në këtë datë që ti ke bërë këtë foto, unë me shokët dhe shoqet e mia, i patëm “thyer” këmbët që ta rregullojmë sallën, as bukë nuk patëm ngrënë, por s’ishte dert, e rëndësishme ishte të mbushnim sallën. Kur salla filloi të mbushej, më pëlciti vaji. Jo pse isha e lodhur, as pse isha e uritur, por pse nuk kishte gëzim më të madh tek shihej duke vëlvitur flamuri dykrerësh dhe kur jehonte zëri VETËVENDOSJE!

Çfarë nate! Zemra mal deri në qiell dhe lot gëzimi, kur nuk kisha karriga për të ulur popullin, e më duhej të bëja zgjidhje e të moshuarve t’iu gjeja karrige e të rinjve iu drejtohesha me fjalë nga zemra, “S’ka dert që jeni në këmbë e të lodhur, e rëndësishme është fitorja e Lëvizjes. Prishtina të vazhdojë të jetë e qytetarëve”.

Çfarë nate, sa rrahje zemrash që pashë atë natë!

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz