back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaKulturëLetër nga burgu e gjeneral-lejtnant, Sylejman Selimi, dërguar fëmijëve të vet,...

Letër nga burgu e gjeneral-lejtnant, Sylejman Selimi, dërguar fëmijëve të vet, “dhuratë” për Vitin e Ri 2017

Të ngjajshme

Aksident me lëndime në Koshtovë, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00...

10 albumet më të mira të vitit 2025, sipas Rolling Stone

Bota e muzikës bëri lëvizje të papritura gjatë këtij...

Bedri Hamza prezanton për deputet ish-ministrin

Ish-ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, do të...

UNË, BABA SYLË, NË BURG, JU NË LIRI!
….
fëmijët e mi, ma mohuan Luftën Çlirimtare
ma mohuan edhe fitoren
ma përdhosën plisin, m’i shkelen arat me grurë
me çizme shkelen gjakun, eshtrat, historinë
ma lënduan shkabën mbi flamur të UÇK-së
bënë tregti me troje të stërgjyshit tim Ilirik
në Merdare bën tregti me eshtra
e mohuan, unë, jam gjeneral shqiptar!

fëmijët e mi, mirë jam, unë, baba Sylë
edhe ju mirë qofshi e vofshi
ju paça si molla në rremb, fëmijët e mi
as burgu, as ligji, as thika, as kasapi
o krejt ligjet, prangat, burgjet e botës
s’munden me ma shter dashurinë
për UÇK-n, për Ju, pëllumbat e mi!

unë, baba Sylë, sonte në burg, ju në liri
po ngre pesë kupa mbushur dashuri
GËZUAR
pifshi për shnet, bashkë me nanën tuaj,
me Prekazin, Açarevën, Kosovën e lirë
Gëzuar Motin e Ri 2017!

 

Poezi e shkruar nga poeti Riza Grajqevci

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz