Një qytetar i Skenderajt ka shkruar një letër të hapur OVL UÇK-së, dega në Skenderaj.
Në letrën e Dritan Sylës shkruan:
Sot, më erdhi mire teksa po lexoja nje shkrim, ku ju si OVL keni vendosur nje pllake si shenje falenderimi ne njeren nga Kullat e fshatit Çubrel, me mbishkrimin: ” Ketu kane qendruar ushtarët e UÇK-së gjate luftes.”
Të nderuar perfaqesues te OVL-së, nuk kam asgje personale me asnjerin nga ju, pervec se ju respektoj sahere qe ju takoj. Por, a nuk eshte turp per ju, të vendoset nje falenderim i tillë vetem ne nje vend (kullë) dhe te neglizhohen dhe të shkelen vendet (kullat) tjera ku ushataret kane qendruar me shume dhe mos te themë gjate gjithë kohes :
1. Shtepia e Afrim Rrustemit;
2. Oda e Rizah Syles;
3. Kulla e Haxhi Zekes.
Prej ketyre tre vendeve qe i kam permendur, nese veq dikush del dhe e mohon nje gje te tille, une te japi pergjegjesi ne cfaredo menyre qe deshironi ju.
Mjaftë manipuluat me numrin e veteraneve të UÇK-së. Keni frike Zotin! Frikesohuni nga historia e mallkimi i saj! Mjaftë më! Për keto qe po flas ka me qindra deshmitare qe e dine të verteten. Dhjetëra ushtare jane deshmitare qe kane qendruar, kane ngrene e fjetur neper te tre keto vende. Ne njeren nga keto vende (ode e Rizahit) kisha nderin dhe kenaqesine se si nje 11 vjecar t’i dergoja kohe pas kohe edhe ushqim (pershesh me buke misri) ushtareve qe ishin aty, pregatitur nga nena ime.
Të nderuar, s’jam kunder mirenjohjeve ndaj askujt, por jam kunder privatizimit te ketyre mirenjohjeve. Andaj ju bej thirrje: ejani ne Çubrel dhe pyesni banoret e fshatit dhe do ua konfirmojnë keto qe une po u a them, ose pyetni ish ushtaret e UÇK-së (të vertetet) qe kane qenë ne Çubrel.
Të nderuar perfaqesues, keto vende s’kane nevoje per nje pllake nga ana juaj, si shenje falenderimi per kontributin e dhenë ne lufte, por nese deshironi te falenderoni dike, atehere falenderimin dergojeni ne vendin e duhur e te merituar
Mjaftë politizuat, familjarizuat dhe privatizuat cdo gje qe patet mundesi dhe qe ju doli perpara!
Në Fund…
Në themelet e atyre kullave të Kombit rron e gjallë dhe e pavdekshme Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Aty u mboll Lira jonë. Aty ruhet secila shkronjë e Betimit të ushtarit të UÇK-së. Aty ruhet porosia për ne.
Krenare me ata qe luftuan edhe me ata qe dhane jeten per liri!
#Lutje per ju: Pushteti mos t’ju mashtroje!
#Kujdes, mos shkelni mbi gjakun e atyre qe dhanë jeten dhe mbi mundin e atyre qe luftuan per liri!