BallinaLajme“Lëshuan certifikata për pajisje me leje armësh, pa iu nënshtruar procedurave” –...

“Lëshuan certifikata për pajisje me leje armësh, pa iu nënshtruar procedurave” – Prokuroria jep detaje për aksionin në MPB

Të ngjajshme

Agim Ademi: Jemi diku 8 mijë tifozë në Bratisllavë!

Agim Ademi ka folur për mediat në Bratisllavë, pasi...

Jul Çezari: pushtet, strategji dhe trashëgimi

Jul Çezari nuk është thjesht një emër në librat...

Pas vendimit të Kushtetueses, Albulena Haxhiu thërret mbledhjen e kryesisë së Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka thirrur...

Azemi i reagon Bajqinovcit për njehsorët: E paske ditë qe 6 vjet, pse heshte, pse po e mbron hajninë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ditën e sotme...

Dita e ndeshjes, Juventusi shkruan: Edon Zhegrova, 11-shi nga Kosova

Sot Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen e...

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të Gjykatës kompetente, ka zbatuar një urdhër-kontroll në kuadër të një hetimi penal.

Sipas një komunikate të Prokurorisë, janë arrestuar dy persona zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme për vepren penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

Ata të dy dyshohen se kanë lëshuar certifikata për pajisje me leje armësh për qytetarë, pa iu nënshtruar procedurave të nevojshme ligjore.

Përveç tyre, sot janë arrestuar edhe dy persona të tjerë për veprën penale “pranimi i ryshfetit në sektorin privat.

“Gjatë ezekutimit të urdhër-kontrollit janë sekuestruar disa dokumente  të nevojshme,  të cilat do të shërbejnë për zhvillimin e mëtejmë të hetimeve lidhur me këtë çështje penale. Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës të sigurisë ndaj të pandehurve. Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë më Policinë e Kosovës, mbetet e përkushtuar në luftimin e kryerjes se veprave penale dhe në sundimin e ligjit”, ka njoftuar Prokuroria.

Detaje ka dhënë edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë se nga katër të arrestuarit, tre janë meshkuj dhe një femër.

“Gjatë kontrollit janë sekuestruar përkohësisht: 7 telefona celularë, dosje dhe dokumente relevante në lidhje me rastin, ndërsa personat e dyshuar janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/ 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz