BallinaShowBizLeonardo DiCaprio përjeton një tjetër "Titanic", por kësaj here si hero

Leonardo DiCaprio përjeton një tjetër “Titanic”, por kësaj here si hero

Të ngjajshme

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se sulmoi bashkëshorten nën ndikimin e alkoolit

Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi dyshohet se...

Tiranë/ Protesta e opozitës përpara kryeministrisë, policia njofton masat

Paria Demokratike do të mbajë sot protestën e radhës...

Kosovë: 37 aksidente dhe më shumë se 1 mijë gjoba trafiku në 24 orë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e...

Trump i jep ultimatum 48 orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një ultimatum drejt...

Ylli i filmit “Titanic” Leonardo DiCaprio ka përjetuar një aventurë interesante në det para ndërrimit të viteve.

Aktori i famshëm i Hollyëood është kthyer në një hero duke shpëtuar me jahtin e tij privat një 24 vjeçar francez që kishte mbi 11 orë në ujë.

Marinari në gjendje të dehur si duket kishte rënë aksidentalisht nga anija turistike e Klubit Med në det, pranë St Martin në Karaibe.

Me 30 dhjetor, Di Caprio ishte me pushime me të dashurën 22-vjeçare Camila Morrone. Duke lundruar me varkë, bashkë me disa miq, ata dëgjuan thirrjen e emergjencës.

Fatmirësisht ata e shpëtuan personin një orë para perëndimit ndërkohë që po afronte stuhia.

“Leonardo luajti rolin kryesor në një histori si në filma. Ai shpëtoi jetën e një njeriu që kishte mbetur në det për 11 orë. Varka e Leonardos ishte e vetmja që po kërkonte për të”, tha një burim nga autoritetet e ishullit për “The Sun”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz