BallinaJetëLëngu i gjetheve të manaferrës ndihmon zemrën dhe forcon kockat

Lëngu i gjetheve të manaferrës ndihmon zemrën dhe forcon kockat

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Manaferrat shqiptare janë ndër frutat më të preferuara të stinës së verës. Në vendin tonë, shumica e manaferrave mblidhen në natyrë, por së fundmi falë kërkesës së lartë të tregjeve të huaja, janë ngritur një sërë fermash bujqësore që kultivojnë manaferra.

Manaferra, me shijen e ëmbël dhe pakëz të thartë është një frut pylli plot përfitime shëndetësore, shkruan “shëndeti”. Edhe gjethet e saj ofrojnë shumë vlera duke qenë se janë të pasura me flavonoidë, vitamina dhe antioksidues.

Këto gjethe konsiderohen si tepër të çmuara në mesin e kurave të ndryshme bimore. Në shumë zona të Shqipërisë gjethet e manaferrave kanë përdorime të ndryshme.
Të dhënat e ekspertëve të “AgroWeb.org” tregojnë se, këto gjethe janë të rëndësishme për trajtimin e një sërë problemesh shëndetësore. Lëngu ose çaji i manaferrës është një prej mënyrave për të përfituar këto vlera. Çaji i pasur me flavonolë është i rëndësishëm në mbrojtjen e zemrës.

Çaji i manaferrës mundet të parandalojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, siç është arteroskleroza. Fibra dhe magnezi tek manaferrat kanë një ndikim të rëndësishëm në qarkullimin e gjakut, rregullojnë tensionin e gjakut dhe parandalojnë aritminë.
Një tjetër vlerë e çajit të manaferrës është mbrojtja e kockave. Ky çaj përmban minerale të dobishme siç janë kalciumi dhe magnezi të cilat janë thelbësore për mirëmbajtjen e kockave.

Ekspertët e AgroWeb.org konfirmojnë se kalciumi tek manaferrat forcon kockat ndërkohë që magnezi ndihmon në përthithjen e këtij minerali por edhe të kaliumit. Kalciumi tek manaferrat i bën kockat më të forta dhe mbron funksionet e qelizave.

Vlerat e rëndësishme të lëngut të gjetheve të manaferrës:

-Trajton problemet me tretjenDisa studime kanë treguar se fibra e tretshme dhe e patretshme që gjendet tek manaferrat dhe gjethet është dobishme për sistemin tretës. Fibrat stimulojnë përthithjen e ujit në zorrën e trashë.-Mbrojtja e syve Pirja ditore e çajit të manaferrës dhe gjetheve të tij është një zakon i mirë për mbrojtjen e shëndetit të syve. Përbërësit e tyre janë të dobishëm në pakësimin e dëmeve të shkaktuara nga rrezet ultravjollcë.-Trajtimin e çrregullimeve të lëkurësÇaji i manaferrës dhe gjetheve të saj përmban antioksidantë, por edhe vitaminat E dhe C. Siç e dini, vitamina E luan rol kryesor në mirëmbajtjen e shëndetit të lëkurës dhe pakësimit të rrudhave.-Stimulimi i funksioneve të trurit Çaji i manaferrës është i dobishëm në përmirësimin e funksioneve njohëse të trupit dhe trurit.-AntioksiduesFrutat e pyllit kanë në përgjithësi nivel të lartë antioksiduesish. Çaji i manaferrës është gjithashtu i pasur me antioksidantë të cilët mbrojnë trupin në një sërë mënyrash.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz