Një zjarr fushor është raportuar të ketë shpërthyer të shtunën pasdite në fshatin Gregjenik të Kamenicës.
Sipas raportit policor, gjatë përpjekjeve për ta shuar zjarrin, lëndime trupore ka pësuar një zyrtar policor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë e zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.
Viktima ka marrë tretman mjekësor në vend, ndërsa më pas është dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.
“Raportohet për një zjarr fushor ku në përpjekje per ta shuar zjarrin lëndime trupore ka pësuar viktima m/k zyrtar policor. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësiti i zjarrfikëseve të cilët kane arritur te lokalizojnë zjarrin, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është dërguar në QKUK, Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh.