Policia e Shtetit ka bërë të ditur se janë proceduar penalisht dy shqiptarë për shkak se kishin dhënë me qira 2 mjete lundruse ndaj dy shtetasve francezë, njëri prej të cilëve ishte lënduar, në Ksamil.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se mjetet lundruese nuk kanë qenë të regjistruar në organet kompetente për këtë aktivitet.
“Në vijim të veprimeve të kryera për ngjarjen e ndodhur më datë 08.07.2025, në Ksamil, ku një shtetas francez u dëmtu lehtë gjatë manovrave që kryente në det, me Jet Ski, pranë një tjetër mjeti lundrues Jet Ski që drejtohej nga vëllai i tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet procedurale në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, për shtetasit K. M., 23 vjeç, dhe L. M., 21 vjeç, banues në Ksamil, pasi dyshohet se i kanë dhënë me qira, 2 mjete lundruese Jet Ski, pa qenë të regjistruar në organet kompetente për ushtrimin e këtij aktiviteti, 2 vëllezërve francezë, shtetasve A. I. dhe I. I.”, thuhet në njoftim.
Më tej shtohet se shtetasi francez I. I. që u dëmtua gjatë manovrave me “Jet Ski” mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën