Lëndohet një qytetar në Rahovec, dyshohet se plagosi veten
dp

Lexo edhePeci deklaron se situata me vërshime është stabilizuar në Mitrovicë: Ka rënie të sasisë së ujit në lumin Lushta

Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-në e Rahovecit, pasi ishte plagosur në këmbë, me armë zjarri.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:30, raporton IndeksOnline.
Sipas njoftimit të policisë, viktima dyshohet të ketë plagosur vetën.

Lexo edhePeci deklaron se situata me vërshime është stabilizuar në Mitrovicë: Ka rënie të sasisë së ujit në lumin Lushta
“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta (njëra me gas), një karikator pa fishekë, një karikator me dy fishekë me gas, një gëzhojë, katër thika dhe një shufër metalike” thuhet në njoftimin e policisë.
Bëhet e ditur se rasti është proceduar në procedurë të rregullt, teksa i dyshuari është duke vijuar tretmanin mjekësor./IndeksOnline/