BallinaRegjionaleMitrovicëLëndohet një punëtor në minierën e Trepçës, ndodhet në sallë të operimit...

Lëndohet një punëtor në minierën e Trepçës, ndodhet në sallë të operimit në QKUK

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Një punëtor ka pësuar lëndime trupore sot në horizontin 11-të në minierën e Trepçës, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për lëndimin e punëtorit e ka konfirmuar Kryeshefi Ekzekutiv i Trepçës, Basri Ibrahimi. Ai tha se informacioni është i saktë por nuk ka më shumë detaje.

“Unë veç e di që është lënduar një punëtor, dikush tjetër është marrë me rastin. Është rast i lëndimit në vendin e punës”, tha Ibrahimi për Gazetën Sinjali.

Gazeta Sinjali ka mësuar se punëtori ndodhet në sallë të operimit në QKUK.

Ende nuk dihet se për çfarë lëndimesh bëhet fjalë, pas pak pritet të mësohen detaje nga zyra për informim e QKUK-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz