BallinaLajmeLajmet e FunditLëkura perfekte si e Victoria-s? Konsumoni këtë super ushqim

Lëkura perfekte si e Victoria-s? Konsumoni këtë super ushqim

Të ngjajshme

Magyar: Hungaria do të jetë sërish një aleate e fortë në BE dhe NATO

Fituesi i zgjedhjeve në Hungari, Peter Magyar, ka deklaruar se vendi...

Arrestohet lideri i opozitës turke, dyshohet për korrupsion dhe përvetësim fondesh

Umit Erkol, kryetar i Organizatës Provinciale të Ankarasë të...

Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real

Në vitin 2013, ndërsa Evropa shihte zgjerim dhe stabilitet,...

Victoria Beckham ka treguar se çelësi i lëkurës së saj të shndritshme nuk gjendet në një produkt bukurie, por në kuzhinë.

Në një intervistë së fundmi, stilistja dhe ish-anëtarja e “Spice Girls” tha se këshilla më e vyer që ka marrë për lëkurën i erdhi nga dermatologu i saj në Los Angeles, Dr. Harold Lancer.

Kisha probleme me lëkurën dhe ai më këshilloi të haja salmon çdo ditë – në çdo vakt që dëshiroja, por pa e anashkaluar asnjë ditë- tha Victoria.

Edhe pse ideja e konsumimit të një ushqimi të njëjtë çdo ditë mund të duket e mërzitshme, Beckham beson se këmbëngulja ia vlen.

Salmoni është i pasur me acide yndyrore omega-3 dhe omega-6, të cilat nxisin prodhimin e kolagjenit – një proteinë jetike që mban strukturën e lëkurës të fortë dhe elastike.

Me kalimin e moshës, nivelet e kolagjenit bien, çka ndikon në shfaqjen e rrudhave dhe humbjen e tonit të lëkurës. Konsumimi i salmonit ndihmon në ngadalësimin e këtij procesi.

Ekspertët rekomandojnë të konsumohen 150-250 gram salmon 2-3 herë në javë si pjesë e një diete të ekuilibruar. Një porcion i tillë siguron rreth 2.5 gramë omega-3, një sasi shumë më e lartë se doza ditore e nevojshme prej 500 mg, shkruan Tar.

Omega-3-të nuk janë të dobishme vetëm për lëkurën – ato kontribuojnë edhe në shëndetin e zemrës, trurit dhe sistemit imunitar. Në të njëjtën kohë, kanë efekt anti-inflamator dhe ndihmojnë në uljen e triglicerideve dhe kolesterolit.

Pra, nëse doni një lëkurë të bukur si e Victoria Beckham, ndoshta është koha të shtoni salmonin në menunë tuaj javore

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz