Në një intervistë për “Gazeta Blic”, Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është zotuar se magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, do të përfundojë brenda 30 muajve.
Ai fajësoi qeverisjen e kaluar, për të cilën tha se ka neglizhuar punët në këtë magjistrale, dhe se sipas tij është dashur që deri në këtë kohë të merren me rregullimin e dokumentacionit të nevojshëm, për fillimin e punimeve.
Ministri Lekaj u zotua që kjo magjistrale në tërësi do të përfundojë brenda 30 muajsh, e që i bie dy vite e gjysmë.
Lekaj u ka kërkuar falje qytetarëve të kësaj ane, duke thënë se e kupton që kanë pasur pengesa në lëvizjen e tyre me vetura.